Nisma Socialdemokrate do të mbështesë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 14 nëntor.
Dega e Nismës në Prizren, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo “edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit”.
Në balotazh, Totaj do të përballet me kryetarin aktual dhe kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka.
“Nisma në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ sesa përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribuojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit. Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha”, thuhet në njoftim.
Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka dal i katërti në raundin e parë të zgjedhjeve, duke fituar fituar 5.72 për qind të votave.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se do ta mbështesë Totajn për kryetar të Prizrenit.
“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Aleanca Kosova e Re (AKR) Dega në Prizren kemi marrë vendim të unifikuar që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Prizrenit, të mbështesim kandidatin e Partisë Demokratike Shaqir Totaj”, thuhet në njoftim.