Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma e sheh si të pandalshëm trendin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni

Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e Nismës për Kosovën shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë.

“Nisma për Kosovën konsideron se avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni bazuar në platformën e miratuar nga partitë politike shqiptare është i pandalshëm. Përpjekjet që përmes përdorimit të dhunës të ndërpritet ky proces janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme”, thuhet në kumtesën për media të Nismës.

Nisma thotë se mbështet angazhimin e forcave përparimtare të Maqedonisë dhe faktorët ndërkombëtarë, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, në përpjekjet e tyre për tejkalimin e situatës së krijuar pas zhvillimeve të fundit.