Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar rreth dhunës së mbrëmshme në Maqedoni.
AAK e dënon dhunën, ndërsa thekson se autoritetet maqedonase nuk duhet të nxisin dhunë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme”, thuhet në komunikatë.
Sipas AAK-së respektimi i të drejtave shqiptare është obligim dhe jo zgjedhje.
“Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike. Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike”, thotë AAK.
AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës politike në Maqedoni.