Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër në Koha Ditore: Intervistë ekskluzive me Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, në kabinetin e tij në Shkup, dhe ka folur për tensionet dhe dhunën e shkaktuar më 27 prill, në ditën e zgjedhjes së tij.

Xhaferi, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë, ka folur për gazetën edhe rreth asaj se çka pritet të ndodhë tani, si do të debllokohet procesi i zgjedhjes së qeverisë, dhe çfarë skenari i janë shmangur shqiptarët e Maqedonisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Xhaferi tregon edhe si presidenti Ivanov dhe ish-kryeministri Gruevski tentuan të parandalojnë rënien e VMRO-së nga pushteti, dhe pse dështuan në përpjekjet e tyre.

Në intervistën e zhvilluar të mërkurën, kryeparlamentari Xhaferi po ashtu flet edhe për zbatimin e Platformës shqiptare, të sulmuar aq shpesh nga nacionalistët maqedonas dhe pushteti në shkuarje.