Nisma për Kosovën, parti në të cilën bën pjesë edhe Milaim Zeka i cili u grushtua në një studio televizive nga kolegu i tij në Kuvend, deputeti i Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, ka dënuar sulmin.
“Nisma për Kosovën dënon ashpër sulmin fizik ndaj deputetit të Parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, sulm ky i cili u krye sot nga deputeti i LVV, Frashër Krasniqi gjatë një debati në studion televizive të Klan Kosova. Debatet politike nuk fitohen me sulme të tilla fizike dhe e me grushte, por me forcën e argumenteve politike”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.
“Deputetet e Kuvendit janë të zgjedhur për të shprehur hapur mendimet dhe qëndrimet e tyre dhe po ashtu për të debatuar për çështje tjera të ndryshme. Mospajtimet janë pjesë e demokracisë, mirëpo në asnjë mënyrë ato nuk duhet të kalojnë në sulme fizike”, thuhet në reagimin e Nismas për Kosovën, teka i bënë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje “të distancohet nga ky akt i dhunshëm, dhe të vazhdojmë ta ruajmë kulturën e komunikimit edhe në momentet kur nuk pajtohemi”.
-
“DailyMail” raporton për sulmin e Krasniqit ndaj Zekës
-
Frashër Krasniqi lirohet nga paraburgimi - urdhërohet të mos i afrohet Milaim Zekës
-
Nesër seanca dëgjimore ndaj Frashër Krasniqit për sulmin ndaj Milaim Zekës
-
Avokati i deputetit Krasniqi e cilëson “lëndim të lehtë” sulmin ndaj deputetit Zeka
-
Deda ka një propozim për të shmangur dhunën