Tabloidi britanik, “DailyMail”, ka raportuar në lidhje me incidentin që ndodhi para pak ditësh në studion televizive në televizionin Klan Kosova në mes të deputetëve Frashër Krasniqi të Vetëvendosjes dhe Milaim Zekës të Nismës për Kosovën.
“Ky është momenti shumë zbavitës kur dy politikanë të Kosovës i hedhin ujë njëri-tjetrit para se të përleshen fizikisht me grushte direkt në një televizion kombëtar”.
Kështu e nis shkrimin mediumi britanik, duke shtuar se dy deputetët u paraqitën në TV për të një debat të shëndoshë politik, transmeton Koha.net.
Por, një klip nga emisioni tregon se biseda mes tyre shpejt jashtë kontrollit kur njëri prej tyre e quan tjetrin përdhunues.
Mediumi vazhdon të sqarojë se si rrodhi ngjarja, kush kë e thirri përdhunues e kush kë e goditi i pari.
-
“Vetëvendosje e dinte se përballë deputetit Krasniqi do të jetë deputeti Zeka”
-
Nisma dënon sulmin fizik të deputetit Krasniqi ndaj deputetit Zeka
-
Deputetët Krasniqi e Zeka rrihen në një studio televizive
-
Në mungesë të gjykatësit dështon të mbahet seanca gjyqësore për konfliktin Zeka-Krasniqi
-
Përplasje fizike mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës