Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, për sulmin fizik ndaj deputetit tjetër Milaim Zeka, raporton KTV.
Lajmin e ka bërë të ditur, Tomë Gashi, avokat mbrojtës i Frashër Krasniqit. Deputeti Krasniqi i është caktuar masa e ndalimit te ofrimit fizik të Zekës në Kuvend në distancë prej 5 metrash dhe jashtë Kuvendit në distancë prej 100 metrash.
Prokurori i çështjes ka marrë vendim për zhvillimin e hetimeve për Frasher Krasniqi për lëndim te lehte trupor shkaktuar në një debat televiziv ndaj Milaim Zekës.
Sipas avokatit Gashi, prokurori i shtetit po ashtu ka marrë vendim për zhvillim të hetimeve kundër Milaim Zekës. Për veprën penale, Kanosjes ndaj Frashër Krasniqit në po të njëjtin emision.
-
Gjykata jep detaje zyrtare për rastin e Krasniqit
-
Nesër seanca dëgjimore ndaj Frashër Krasniqit për sulmin ndaj Milaim Zekës
-
Avokati i deputetit Krasniqi e cilëson “lëndim të lehtë” sulmin ndaj deputetit Zeka
-
Deputeti Krasniqi në mbajtje për sulmin ndaj deputetit Zeka
-
Zeka do ta paraqesë në Polici sulmin e Krasniqit