Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisja e hetimeve me propozim të ministrit, ndërhyrje e politikës në drejtësi

Në projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë për përgjegjësinë disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët, në nenin 8, pika 1.7, është propozuar që edhe Ministri i Drejtësisë të mund të bëjë propozim për nisje të hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kjo cilësohet si ndërhyrje e politikës në drejtësi nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zef Prendrecaj, nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, thotë se dhënia e kompetencave Ministrit të Drejtësisë për inicim të hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve përbën shkelje kushtetuese.

Raportimi i djeshëm i KTV-së për këtë çështje ka ngjallur reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në reagimin e tyre nuk është mohuar se Ministri i Drejtësisë do të mund të propozojë hetime disiplinore.

Për këtë temë, në fillim kishte pranuar të flasë edhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, por më vonë ka ndërruar mendje.