Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin punimet për projektin 2.4 milionësh të Zonës Industriale në Suharekë

Në komunën e Suharekës kanë nisur ndërtimi për Zonën Industriale në fshatin Shirokë në të cilën pritet të punësohen afro 600 persona.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, fillimin e punimeve në këtë zonë industriale e quajti lajm të madh dhe u zotua se punimet nuk do të mbesin në gjysmë. Ai tha se ky investim do t'u ndihmojë bizneseve e duke iu mundësuar qasje në autostradë.

“Qeveria e ka mbajt premtimin dhe sot zyrtarisht po i hapim punimet të cilat këtu nuk do të kryhen copa – copa, por do të përfundojnë njëherë e mirë, duke i plotësuar kushtet elementare bizneseve dhe duke iu mundësuar bizneseve qasje edhe në autostradë”, ka thënë Limaj.

Kurse ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ky projekt i kushtoi 2.4 milionë euro MTI-së dhe njëherësh u zotua se do t'i përkrahë bizneset vendore.

“Ky është investim i Ministrisë së Tregtisë i cili ka vlerën afro 2.4 milionë euro dhe me këtë investim do të përmbyllet përfundimisht e gjithë infrastruktura fizike e parkut industrial në Suharekë. Sot, përmes jush dua t'i siguroj të gjitha bizneset për përkushtimin tim edhe të MTI-së që bizneseve në Kosovë t'i ofrojë të gjitha kushtet që ata ta kenë më të lehtë të bërit biznes në Kosovë”, ka thënë Shala.

Ndërsa kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, premtoi se pas përfundimit të punimeve do të shtohen qindra vende të punës.

Edhe Limaj e Shala thonë se zona ekonomike në Shirokë të Suharekës është kompletuar Zgjedhjet 2019 Limaj e Shala thonë se zona ekonomike në Shirokë të Suharekës është kompletuar

Sipas tij, kjo zonë industriale do të jetë në leverdi të qytetarëve dhe bizneseve.

“Në këtë zonë, me përfundimin e kësaj zone do të shtohen diku 600 vende të reja të punës, kështu që do të jetë edhe një unazë që ta bëjë shkarkimin e qytetit. Për neve është shumë me rëndësi, jo vetëm për qytetarët por edhe për bizneset”, ka thënë Muharremaj.

Rikujtojmë që në prill të këtij viti, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani dhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, patën nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e kësaj zone.