Kanë nisur punimet në ndërtimin e nënkalimit në rrugën Varosh – hyrje e qytetit të Ferizajt.
Ndërtimi i nënkalimit të parë në këtë segment rrugor ka kosto mbi 750 mijë euro, ndërsa kostoja totale e projektit për zgjerimin e kësaj rruge me infrastrukturën përcjellëse, kap vlerën mbi 2.2 milionë euro.
I pari i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ky projekt ndikon në sigurinë e jetës së qytetarëve që qarkullojnë në këtë rrugë si dhe në zhvillimin e infrastrukturës rrugore e hekurudhore.
Artikuj të ngjashëm