Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë. Në njoftimin për kontratë thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është 180 mijë euro.
"Do të ndërtohet strehimorja për qentë endacakë, e cila do të jetë e këtyre përmasave: objekti i strehimores me etazhitet P+0, me sipërfaqe 420 m²; 2., hapësira për qëndrim të lirë e rrethuar me sipërfaqe 500 m²; 3., hapësira për groposjen e mbetjeve organike me sipërfaqe 80 m²", shkruan në njoftim. Kohëzgjatja për kryerjen e punimeve është përcaktuar të jetë 150 ditë pune, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarët e Bujqësisë kanë theksuar se plani është që të ndërtohet një strehimore moderne për qentë endacakë. Sipas tyre, me buxhetin e sivjetmë dhe të vitit të ardhshëm janë planifikuar mbi 100 mijë euro për ndërtimin e kësaj strehimoreje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Prizreni me 70 mijë euro planifikon trajtimin e 2 mijë qenve endacakë
-
Shkojnë në suficit 34 mijë euro të projektit për strehimoren e qenve në Prizren
-
Prizreni kontrakton operatorin për trajtimin e 800 qenve endacakë
-
Afro 50 mijë euro për trajtimin e 800 qenve endacakë në komunë të Prizrenit
-
Veterineri ndërton strehimore për qentë endacakë në Vushtrri, i kushtoi 100 mijë euro