Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Ai sot u prit me një ceremoni shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi, ndërsa më vonë do të ketë edhe një takim me të dhe një konferencë të përbashkët për media.
Pas presidentit, Nishani do të pritet në orën 12:00 edhe nga kryeministri në largim, Isa Mustafa.