Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka mbërritur për një vizitë dy-ditore në Prishtinë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Thaçi e Meta po zhvillojnë një takim pa praninë e mediave, ndërsa pas takimit bilateral pritet që të dalin në një konferencë për media.
Presidenti shqiptar gjatë ditës do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.