Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj takohet me presidentin e Shqipërisë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA-s për Kosovën, zhvilluam një takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Së bashku me Presidentin Nishani bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet tona. Liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim”, ka shkruar në Faebook Limaj, transmeton Koha.net.

Ai më tutje shkruan se, “presidentin Nishani, e falënderova për angazhimin që ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm të tij dhe të institucionit që ai drejton, në lidhje me zhvillimet në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm