Ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive.
Osman Ismaili infermier në Klinikën Infektive, një prej të parëve nga personeli shëndetësor i vaksinuar, ka thënë se gjatë gjithë kohës janë të rrezikuar dhe ardhja e vaksinës është shumë pozitive.
“Covidin e kam kaluar, por mund të përsëritet prandaj e mora edhe vaksinën. Periudhën me koronavirus e kam kaluar me vështirësi”, ka thënë ai.
Ai tutje ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen.
Dje zyrtarisht kryeministri Albin Kurti ka marrë vaksinën anti-Covid e pas tij edhe disa të moshuar. të dielën Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga AstraZeneca, ndërkaq është bërë e ditur se fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësor e pastaj edhe të moshuarit mbi moshën 80-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.
-
Mjekët që morën vaksinën u bëjnë apel qytetarëve: Po ndihemi mirë, vaksinohuni
-
“1 Tetori” hap dyert për vaksinimin e stafit shëndetësor, të moshuarit kthehen prapa
-
Rend i punëtorëve shëndetësorë që po presin të vaksinohen
-
Kurti: Sot pritet të vijnë në Kosovë edhe 53.200 vaksina antiCOVID
-
Klinika Sportive e mbushur me pacientë me COVID-19, shumica dërrmuese të pavaksinuar