Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar të martën se kanë filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve 2023 për sipërfaqe.
Sipas njoftimit të tij në Facebook, realizimi i pagesave të subvencioneve ka nisur pas një kontrolle rigoroze në terren.
“Sot kemi proceduar 2 milionë euro për pagesë për Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve 2023 për sipërfaqe, pas kontrolleve rigoroze në teren. Me këtë itenzitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Peci.
Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të paguhen, siç ka njoftuar ministri, pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.
“Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”, ka shkruar tutje ai.
-
Peci: Pas 2 javësh hapet aplikimi për subvencione, procesi monitorohet edhe nga imazhet satelitore
-
Procedohen pagesat e subvencioneve për bujqit
-
Prezantohen pagesat për kulturat bujqësore, shumica do të mbështeten 150 euro për hektar
-
Peci reagon një ditë pas intervistimit si i dyshuar, thotë se ka vepruar në interes të publikut
-
Peci: Fermerët e dinë në funksion të kujt e kam kryer detyrën