Ka nisur shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si Veteranët.
Por në këtë seancë, nuk janë paraqitur dëshmitarët Sami Lushtaku, Hysni Gucati dhe Spiro Butko.
Ndonëse Lushtaku pak minuta më parë ishte në gjykimin e gruas së tij ai nuk i është përgjigjur thirrjes për këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit.
Kryetarja e trupit gjykues Nushe Mekaj ka thënë se do të kërkojë që ata të sillen me detyrim për seancën e nesërme, raporton KTV.
Derisa sot pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë të tjerë. Por që avokati i Agim Çekut, Ramë Gashi ka kërkuar që nga nesër të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve pasi qe sipas tij ata nuk kanë qenë të njoftuar për këta dëshmitarë.
Në këtë seancë pritet të dëgjohen edhe tre dëshmitarë, Bujar Shala Rrahman Rama dhe Avdi Raci.
Por gjykata ka liruar Rrahman Ramën nga dëshmia e sotme pasi ai ka kërkuar leje për shkak të siç ka thënë ai, agjendës së sotme dhe vizitës së presidentit të Shqipërisë.
Edhe
Nis marrja në pyetje e dëshmitarëve për rastin e “Veteranëve”
Gjykata ka liruar të tre dëshmitarët sot nga marrja në pyetje, Rrahman Ramën, Avdi Racin dhe Bujar Shalën.
Derisa nga nesër do të nisë marrja në pyetje. Ndërsa seanca po vazhdon por me pëlqimin e avokatëve nuk është lexuar aktakuza.
Të gjithë të akuzuarit edhe njëherë janë deklaruar të pafajshëm. Kjo pasi që ata edhe në mars të këtij viti ne seancën fillestare ishin deklaruar te pafajshëm.