Ka filluar marrja në pyetje e dëshmitarëve në rastin e “Veteranëve”.
Ka më shumë se dy orë që në pyetje po merret komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, por që gjykata ua ka ndaluar mediave që të publikojnë dëshminë e tij deri në përfundim të seancës, raporton KTV.
Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.
Pas Ramës, në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis gjykimi i rastit “Veteranët”, Haradinaj dëshmitar
-
Nis shqyrtimi gjyqësor për rastin e “Veteranëve” me mungesë të disa dëshmitarëve
-
Raportimi i Rrahman Ramës me dyer të mbyllura
-
“Veteranët” – Të akuzuarit s’lejohen të dëgjojnë njëri-tjetrin duke dhënë mbrojtjen
-
Gjykimi i “Veteranëve”, refuzohet kërkesa për ta thirrur dëshmitar Thaçin