Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, i ndërtuar më 2006, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin.
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë. Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorë profesionistë.
Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses.
Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë.
Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.
-
Projekti për Mozaikun e Tiranës me synim që lokaliteti të jetë pikë reference
-
Mozaiku i Tiranës – në krye të listës së atraksioneve të trashëgimisë
-
Tirana drejt rihapjes së Mozaikut unik si atraksion turistik
-
Fillon implementimi i ndriçimit të mençur në unazën qendrore të Prishtinës
-
Park e shumë gjelbërim, projekti i Prishtinës për rrugën “Rexhep Luci”