15 janari, dita kur u masakruan 45 shqiptarë civilë në Reçak, është propozuar si datë zyrtare për përkujtimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Shumica e anëtarëve të Komisionit Ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës që dënon krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, janë pajtuar me propozimin, duke thënë se kjo masakër ka ndërkombëtarizuar gjenocidin në Kosovë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo, deputeti i AAK-së, Muharem Nitaj, e ka kundërshtuar këtë gjë.
Përderisa është ende duke u pagatitur kjo projekt-rezolutë, deputetët dhanë propozimet e tyre për dokumentin, i cili do të shkojë për votim në Kuvend.
Kuvendi e krijoi këtë komision muajin e kaluar, për ta hartuar një rezolutë që dënon krimet e Serbisë në Kosovë.