Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis projekti i serrave, përfitojnë 35 bujq të Malishevës

Komuna e Malishevës ka njoftuar se në kuadër të subvencioneve në bujqësi, të mërkurën, ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujqit e kësaj ane.

Me këtë rast kryetari, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i Bujqësisë, Murat Hoxha, kanë uruar përfituesen e parë të serrës, Mejreme Mazreku nga Malisheva, e cila sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit është edhe mbajtëse e familjes. Përfitues të serrave do të jenë 35 bujq të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Duke uruar përfituesen e serrës, kryetari Begaj ka shprehur qëndrimin se "ndërtimi i serrave është pjesë e subvencioneve të komunës, për fermerët, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dhe në të njëjtën kohë është realizimin i njërit prej prioriteteve tona, pasi bujqësia është sektori kyç i zhvillimit ekonomik tek ne”. “Në të njëjtën kohë, krahas rritjes së mirëqenies për këto familje, rritet mundësia e furnizimit të tregut me produkte vendore", ka thënë Begaj, transmeton ZI-a.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)