Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i serrave për bujq të Malishevës

Sot në Komunën e Malishevës, ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e serrave për bujq.

Në fillimin e punimeve për ndërtimin e serrave, morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, të cilët edhe e uruan përfituesen e parë të serrës, zonjën Mejreme Mazreku, nga Malisheva, e cila është edhe mbajtëse e familjes, njofotn kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Begaj e ka uruar përfituesen e serrës, ndërsa ka thënë se "ndërtimi i serrave është pjesë e subvencioneve të komunës, për fermerët, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dhe në të njëjtën kohë është realizimin i një prej prioriteteve tona, pasi bujqësia është sektori kyç i zhvillimit ekonomik tek ne dhe në të njëjtën kohë, krahas rritjes së mirëqenies për këto familje, rritet mundësia e furnizimit të tregut me produkte vendore", tha Begaj.

Drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, ka sqaruar se në këtë projekt të komunës, përfitues të serrave janë 35 bujq nga Komuna e Malishevës, dhe përmes kësaj synohet rritja e kapaciteteve për prodhimet vendore në bujqësi, pasi në një arri serrë, krahas sigurimit të perimeve për nevojat familjare, këto prodhime do të dalin edhe në tregun e Malishevës.

Artikuj të ngjashëm