Komuna e Kamenicës ka bërë të ditur se të martën, ka filluar procesi mësimor në këtë qytet.
Sipas njoftimit, mësimi ka filluar në shkollat e dy fshatrave, ndërkaq në ditët në vijim do të nisë edhe në shkollat e tjera.
“Sot ka filluar procesi mësimor në shkollat e fshatrave Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë. Nga nesër procesi mësimor do të fillojë edhe në Institucionin Parashkollor "FILIZAT" dhe shkollat e tjera. Falënderojmë mësuesit që janë treguar të arsyeshëm, edhe kundrejt kërkesave të tyre por edhe zhvillimit të mësimit”, thuhet në njoftim.
Mësimdhënësit në shumicën e shkollave nuk janë duke e zhvilluar procesin mësimor për shkak të grevës së përgjithshme që ka nisur më 25 gusht.
Grevistët po kërkojnë nga 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit të Pagave.
-
Arrestohen dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në Kamenicë
-
Mësimdhënësit kërkojnë mbrojtje nga nxënësit
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë
-
Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet
-
Nis gjysmëvjetori i dytë, në tri komuna mësimi shtyhet si pasojë e përmbytjeve