Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës iu kërkon prindërve t’i dërgojnë fëmijët nga e enjtja në shkollë

Drejtoria Komunale e Arsimit në Podujevë, ka kërkuar të mërkurën nga mësimdhënësit dhe prindërit e nxënësve që të rifillojë procesi mësimor që nga e enjtja.

Në komunikatën e përbashkët të DKA-së dhe Këshillit të Prindërve të Podujevës, e bërë publike nga drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, thuhet se kjo kërkesë vjen pasi të dëmtuarit nga situata e krijuar janë nxënësit.

Sipas Fetahut, një numër i madh i mësimdhënësve kanë shprehur vullnet që t’i kthehen procesit.

“Karshi përgjegjësisë që na takon si DKA dhe Këshill i Prindërve nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate, ne kërkojmë nga ana e prindërve në Komunën e Podujevës, që nga nesër t'i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e parë edhe vullnetin e një numri të madh të mësimdhënësve t'i kthehen procesit mësimor. Urojmë që prezenca e nxënësve në shkolla nga nesër të gjej edhe mirëkuptimin e mësimdhënësve të tjerë dhe të fillojë procesi mësimor”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

Qëkur nisi greva më 25 shkurt, të cilës i janë bashkuar mësimdhënësit parauniversitar nga pothuajse të gjitha shkollat në Kosovë, procesi mësimor ka nisur në dy fshatra të Kamenicës.

Edhe Shumica e shkollave të deklaruara në Podujevë kërkojnë pezullimin e grevës Arbëri Shumica e shkollave të deklaruara në Podujevë kërkojnë pezullimin e grevës

Mësimi në këto fshatra ka filluar nga e marta.

Punëtorët e arsimit dhe të administratës publike po kërkojnë nga Qeveria shtesa në pagë prej 100 eurosh deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.