Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot pesë shkolla në Gjakovë nisin mësimin

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin të enjten procesin mësimor. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Drejtoria e Arsimit, sipas njoftimit në Facebook, është informuar zyrtarisht nga drejtorët e shkollave që mësimi fillon në këto shkolla:

1. Shkolla fillore "Mustafa Bakija"

2. SHFMU "Fehmi Agani"

3. SHFMU " Emin Duraku"

4. SHMU " Yll Morina" pjesërisht

Edhe Mësimdhënësit në Gjakovë presin nxënësit, theksojnë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat Arbëri Mësimdhënësit në Gjakovë presin nxënësit, theksojnë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat

5. SHFMU "Fan S.Noli", fshati Dujakë.

Shumica e shkollave në Kosovë janë në grevë që nga 25 gushti. Sindikata e Bashkuar për Arsim po kërkon 100 euro për mësimdhënësit deri në miratimin e ligjit për paga.