Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi i shkollës së re në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë

Nxënës, mësimdhënës, qytetarë dhe drejtues të pushtetit lokal, sot në fshatin Stanoc të Vushtrrisë kanë marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës së re “Migjeni”.

Me rastin e fillimit të punimeve në ndërtimin e kësaj shkolle, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, përveç urimit për nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e Stanocit, ka bërë thirrje edhe për bashkëpunim më të madh të të gjithëve që të krijojnë kushte sa më të mira për fëmijët në nxënien e dijes.

Ndërtimi i këtij objekti shkollor pritet të përfundojë brenda dy vjetësh.