Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis ndërtimi sheshit në Stanoc të Vushtrrisë, paralajmërohen sheshe edhe në 6 fshatra të tjerë

Përmes një ceremonie, sot në fshatin Stanoc të ultë ka nisur ndërtimi i Sheshit të fshatit, i cili do të ketë terrene sportive por edhe hapësira publike të qëndrimit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ka marr pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili u ka shpjeguar banorëve në detaje projektin e sheshit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave publike - në shtatë fshatrat më të mëdha të Komunës së Vushtrrisë, për të vazhduar më pas edhe në fshatra tjera, ku do të ndërtohen parqe me fusha sportive, ulëse për pleqtë me tabela shahu, me tabela pingpongu, me parkingje, gjelbërim e ndriçim që besoj se kanë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve nëpër fshatra”, ka thënë Tahiri në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Ai tha se po vazhdohet me krijimin e shesheve edhe nëpër fshatra, fillimisht në 7 fshatra, e më pas do të vazhdohet në të gjitha fshatrat e Vushtrrisë.