Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis mirëmbajtja e lumit Dullho në qytetin e Rahovecit

Lumi Dullho, që kalon përmes qytetit të Rahovecit, ka filluar të mirëmbahet pasi që deri më tani ky lumë nuk ka pasur ndonjë trajtim të mirë.

Duke e ditur rëndësinë e tij, organet kompetente komunale kanë vendosur që ky lumë të ketë trajtimin e duhur dhe të mos jetë i ndotur siç ka qenë deri më tani.

Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, lidhur me mirëmbajtjen e lumit “Dullho”, shprehet se “duke e parë gjendjen jo të mirë të mirëmbajtjes së lumit, si drejtor kam marrë të gjitha masat e nevojshme për të nisur mirëmbajtjen i tij”.

Ky lumë do të ketë trajtim permanent pasi që është i vetmi që kalon përmes qytetit të Rahovecit dhe mirëmbajtja e tij është e domosdoshme.