22 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ata po ballafaqohen me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrabandë dhe marrje ryshfeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e aktakuzës në rastin e njohur si “zyrtarët e veriut” janë edhe 11 persona të tjerë, raporton KOHA.
Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzon policët se që nga viti 2017 deri në maj të 2019-s, në vazhdimësi, në bashkëkryerje me Dejan Vukashinoviqin, keqpërdorën detyrën zyrtare, duke mundësuar kontrabandimin nëpërmjet rrugëve ilegale e fitim të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme.
Të akuzuarve para se të fillonte seanca u është matur temperatura për shkak të pandemisë COVID-19. Po ashtu për shkak të numrit të madh të të akuzuarve, aktakuza u është lexuar në grupe
Zvezdan Spasojeviq, komandant i Stacionit policor të Zubin-Potokut, dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rast mohuan fajësinë.
19 policë në veri të vendit ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar gjatë një aksioni nga Policia e Kosovës e një polic ishte plagosur, ndërsa aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 18 maj të 2020-s.