Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis faza e parë e dezinsektimit në Prishtinë, përfshihen më shumë fshatra

Makineri të tilla janë të pranishme në rrugët e Prishtinës tash e një javë - gjatë orëve të pasdites së vonë dhe mbrëmjes.

Komuna e Prishtinës ka nisur fazën e parë të dezinsektimit, e cila do të përfshijë një sipërfaqe prej 6200 hektarësh.

Ky proces, që deri vitin e kaluar ishte zhvilluar në pesë faza, këtë vit do të ketë edhe të gjashtën.

Këtë verë, është rritur edhe territori i spërkatjes me preparatin kundër insekteve fluturuese.

Pos lagjeve brenda kryeqytetit, listës së vendeve për dezsinsektim i janë shtuar edhe disa fshatra.
“Shkabaj, Bernicë e Epërme dhe e Poshtme, Barilevë, Besi, Bardhosh, Kolovicë, Prugovc, Teneshdoll, Vranidoll etj”

Sipas epidemiologut Nexhmedin Hoti, qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për preparatin, pasi ai nuk është i dëmshëm për njerëzit.

Edhe Sonte fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë Arbëri Sonte fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Megjithatë, ai sugjeron që gjatë procesit, bletarët të kenë kujdes të shtuar për bletët e tyre.

Dezinsektimi do të kryhet çdo ditë nga ora 19:30 deri në orë 24 – gjatë kohës kur llogaritet që mushkonjat dhe insektet tjera janë më aktive.