Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, 13 janar, ka nisur të rrjedhë afati për aplikim për regjistrim për votim me postë.
Në një njoftim publik, KQZ-ja ka kërkuar nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës dhe që plotësojnë kriteret ligjore – që të shfrytëzojnë të drejtën për t’u regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dje KQZ-ja miratoi vendimin që ata që regjistrohen për votim nga jashtë të thirren në telefon për t’u verifikuar.
Detajet se si të aplikohet për regjistrim: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per.../votimi-me-poste/
Artikuj të ngjashëm