123 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës për shkak të një defekti me rrymë, ka konfirmuar për KOHËN, të martën, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani.
Ai ka thënë se gjendja e minatorëve është e mirë dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar defektin me rrymë, i cili është shkaktuar nga rrufeja.
Osmani ka shtuar se minatorët gjenden në një pjesë të minierës ku ka ajrosje më të mirë. Sipas tij, nuk është hera e parë që minatorët kanë mbetur të ngujuar shkaku i defekteve me rrymë.
Këta minatorë janë të ndërrimit të parë, të cilët kanë filluar punën nga ora 7:00 dhe do duhej ta përfundonin në orën 14:00.
-
Defekti i rrymës ngujon dhjetëra minatorë në "Trepçë" për mbi gjashtë orë
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
-
18 minatorë qëndruan të bllokuar për 15 orë në thellësi deri në 800 m
-
Pas 12 orësh të ngujuar, nxirren minatorët nga miniera
-
Defekti me rrymën lë minatorët e Stantërgut të ngujuar për shtatë orë