E ka ngufatur punën e Kuvendit mungesa e konsensusit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pjesa më e madhe e opozitës ka rifilluar bojkotimin e seancave plenare, pasi që, një ditë më parë, deputetët që u përkasin subjekteve politike të koalicionit qeverisës nuk e kanë mbështetur me votë një projektrezolutë që vinte vija të kuqe për temat që mund të diskutohen në fazën përmbyllëse të dialogut me fqinjin verior.
Shkaku i qëndrimeve që të dyja kampet kanë për dialogun, përmbyllja e shumë seancave ka dështuar deri tash. Kuvendi kishte planifikuar që të premten t’iu jepte zgjidhje 52 çështjeve të listuara në rendin e ditës.
Një seancë e nisur prej ditësh ka përfunduar, por është konstatuar mungesa e kuorumit me t’u përfunduar deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare./B.Krasniqi/...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Mungesa e kuorumit lë Kuvendin me pika të pakryera që nga muaji gusht
-
Pushteti dhe opozita s’kanë “Plan B” për arritjen e konsensusit
-
Kuvendit i kthehet bllokada – i janë grumbulluar 52 pika
-
Kuvendi ka hyrë në ciklin e bllokadës
-
Fushata e transferimet e deputetëve pritet ta bllokojnë edhe më shumë punën e Kuvendit