Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” risjell edhe këtë vit në Prishtinë ngjarjen tashmë tradicionale “Let’s Dance” gjatë së cilës mblidhen fonde për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Me 1 nëntor 2018, në Sheshi 21 nga ora 20:00 pjesëmarrësit do të mblidhen për një kauzë me rëndësi.
Me fillim në vitin 2015 si projekt i vullnetit të mirë, tashmë është shndërruar në aktivitet të rregullt të Fondacionit për mbledhje të fondeve dhe rritje të vetëdijesimit. Shuma e mbledhur nga sponsorimet dhe shitja e biletave gjatë tre ngjarjeve “Let’s Dance” të tri viteve të kaluara ka arritur në €79,551.5. Kjo shumë është përdorur 100% për programe dhe shërbime që u dedikohen nënave dhe fëmijëve.
“Është e pabesueshme se sa shumë ka arritur Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë falë fondeve të mbledhura nga ‘Let’s Dance’”, thotë Mrika Aliu, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit.
të përmend disa nga këto arritje të rëndësishme: dorëzimi i mbi 850 shisheve të medikamentit esencial për mushkri – surfaktantit për të mbuluar nevojën nacionale në vend, dorëzimi i pajisjes se CRP/CBC për analizat e gjakut tek foshnjat, dorëzimi i fotollampave për të trajtuar verdhëzën tek fëmijët si dhe monitorëve kardiopulmonar për sëmundjet e zemrës në QKUK, hapja e 4 qendrave të reja informuese për gra ‘Klasat për Nëna’ në Kaçanik, Prizren, Mitrovice e Shtërpcë, themelimi i sistemit të parë të transportit të foshnjave me institucionet tona, dhe shpëtimi i rreth 300 foshnjave dhe mbi 2000 nënave çdo vit përmes intervenimeve tona”, ka thënë më tej Aliu.
Fondacioni tashmë e ka një plan se si do të shfrytëzohen fondet e mbledhura nga ‘Let’s Dance 2018’. Disa nga aktivitetet kyçe përfshijnë furnizimin e rregullt me barëra esenciale dhe pajisje jetë-shpëtuese për nënat dhe fëmijët tanë, zgjerimin e qendrave informuese për gratë dhe vajzat në viset rurale, mbështetjen e klinikave të neoanotologjisë dhe pediatrisë në ri-ndërtimin e krahëve të spitaleve për të ofruar kushte më të mira shëndetësore për fëmijët, zgjerimin e sistemit të transportit të foshnjave, si dhe avokimi dhe intervenimi në sisteme shëndetësore për shërbime më të mira për nënat dhe fëmijët.
Ngjarja “Let’s Dance” është një shpalosje e pashoqe e solidaritetit dhe mirësisë njerëzore, është një ngjarje që bën bashkë njerëz nga të gjithë sektorët e jetës, të cilët përmes sponsorizimeve dhe punës vullnetare japin kontributin e tyre për të përmirësuar jetët e fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke dhënë kështu shembull të shpirtit të vërtetë komunitar.
Edhe
Ngjarja bamirëse Let’s Dance mbledh € 27,556.10
Ngjarja “Let’s Dance” organizohet nga Crimson Capital dhe Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Të rejat e vazhdueshme gjenden në faqen e ngjarjes në Facebook https://www.facebook.com/events/309872943111190/
Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë është organizatë jofitimprurëse që i përkushtohet shpëtimit të jetës së fëmijëve dhe nënave në Kosovë. Më shumë informata në www.amchealth.org