Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, ka thënë se secila nënë që sjell një fëmijë në jetë nga 1 janari i këtij viti, do të marrin nga 500 euro.
Sahiti ka shtuar se deri tash kanë aplikuar 12 nëna, për të cilat është një komision që i vlerëson.
Ka thënë se janë 35 mijë euro buxhet të ndarë për nënat lehona.
Tutje duke folur për ofrimin e shujtave për familjet në nevojë, ajo ka thënë se komuna në vazhdimësi ka ofruar shujta të ngrohta.
Ajo ka thënë se në koordinim me kuzhinën qendrore kanë vendosur që t’i riorganizojnë shujtat.
Edhe
Hapet aplikimi për subvencione për lehonat e kategorisë sociale në Prishtinë
Sahiti ka thënë se kanë vendosur që shujtën ta shpërndajnë në folie alumini të cilat janë të ambalazhuara.
“Aktualisht nuk e kemi të legjitimuar dhënien e shujtave dhe çdo qytetarë mund të shkojë t’i marrë por dedikimi është për qytetarët në nevojë. Këto mund të shkojnë t’i marrin në orën 13 në qendrat e të moshuarve në Prishtinë. Radha është shumë e shkurtë sepse punëtorët punojnë me precizitet. Ne aktualisht shpërndajmë 500 shujta në 7 ditë të javës. Aktualisht këto janë mundësitë që i kemi, por në të ardhmen po i shikojmë mundësitë e ndryshimit të këtij modaliteti”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë nevojat për shujta janë më të mëdha sesa komuna ofron.
Sipas saj, janë duke u munduar që të shtohet numri i shujtave.
Sahiti ka shtuar se menyja përcaktohet nga kuzhina qendrore në koordinim me drejtorinë.
Edhe
35 mijë euro në vit për lehonat në Prishtinë që jetojnë me skemë sociale
Ajo ka thënë se në analizat që kanë bërë ka dalë se këto dy zona janë të preferueshme dhe të qasshme për të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Derisa ka folur për qendrat e pensionistëve, ajo ka thënë se aktualisht janë katër prej tyre.
“Njëherë nuk kemi një plan për shtimin e numrit të qendrave të pensionerëve. Po mundohemi të tregojmë kujdes ndaj tyre. Buxheti që aktualisht e kemi, nuk është që i përmbushë nevojat që i kemi si drejtori. Por me këto që i kemi, do të përpiqemi që t’ia dalim. Ne kemi edhe fëmijët të kategorive të ndryshme për të cilët duhet të kujdesemi, gjithashtu edhe personat me aftësi të kufizuara”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se për fëmijët në situatë rruge kanë një qendër ditore.
Sipas saj, në Prishtinë ka numër të vogël të fëmijëve në situatë rruge, duke shtuar se shumica prej tyre vijnë nga Komuna e Prishtinës.
Edhe
Cilat nëna mund të përfitojnë nga subvencionimi prej 500 eurosh në Prishtinë