Negociatat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për formimin e qeverisjes komunale të Gjilanit për 4 vjetët e ardhshëm kanë ngecur, ngase Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk është ndarë e kënaqur me ofertën për ndarje të pushtetit.
Negociata janë zhvilluar edhe me Nismën Socialdemokrate, me të cilën janë afruar qëndrimet, shkruan sot Koha Ditore.
Këto zhvillime kanë bërë që qeverisja e Gjilanit të vazhdojë të drejtohet nga ushtrues detyre. Megjithatë, kryetari Lutfi Haziri në një konferencë për media pati paralajmëruar formimin e shpejtë të qeverisë lokale, kjo gjë nuk ndodhi.
Ai ende shpreson se do të arrijë që të finalizojë marrëveshjen me AAK-në dhe Nismën javëve në vazhdim.
(Tekstin e gjerë lexojeni sot në “Koha Ditore”)
-
“Hap i mbarë” – VV-ja e LDK-ja dakordohen për të vazhduar takimet
-
Manaj: Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet para 7 gushtit
-
LDK-ja pezullon bisedimet me LVV-në pas nismës për shkarkimin e Abdixhikut
-
Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK
-
Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim