Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga raportimet online, Komuna e Prishtinës mbyll 33 nga 119 gropa

Brenda një viti, qytetarët e Prishtinës kanë raportuar 119 gropa në platformën online “ndreqe.com”, të menaxhuar nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”. Por autoritetet komunale deri tashti kanë mbyllur vetëm 33 gropa.

Këtë gjë e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” Jetmir Bakija, nga ekipi menaxhues i Platformës “ndreqe.com”, e cila është mundësuar nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”. Përmes saj synohet raportimi dhe përmirësimi i së paku gjashtë llojeve të shërbimeve publike komunale, në mesin e të cilave është edhe ajo për gropat në rrugë, shkruan sot Koha Ditore.

Bakija ka bërë të ditur se numri i këtyre rasteve është raportuar gjatë një viti (nga pranvera e vitit të kaluar, deri tash), ndërsa në këtë grup përfshihen edhe pusetat e ujit.

Por sipas tij në vetëm 33 raste ka intervenuar Komuna e Prishtinës, duke sanuar këto gropa, në vendet e raportuara nga qytetarët.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)