Nga e diela parashihet të ketë ngritje të lehtë të temperaturave të Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se do të ketë intervale të shkurta me diell.
“Në mëngjes ka mundësi që në ultësira të paraqitet fenomeni i mjegullës si rezultat i radiacionit dhe ndryshimeve në fushat termike. Vranësirat herët në mëngjes vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë të dobët, por pjesa dominuese e ditës do të jetë pa reshje dhe me rritje të lehta të temperaturave maksimale”.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
IHK njofton se java e ardhshme parashihet me rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale.