Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diell e vranësira të lehta sot në Kosovë

Të martën, 22 gusht, në Kosovë do të mbajë mot me diell e temperatura të larta, por me vranësira të lehta, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë celsius.

Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33 gradë celsius.

Siç ka bërë të ditur IHMK-ja, gjatë gjithë javës pritet të ketë temperatura të larta dhe këshillohet që të shmanget sa më shumë dalja gjatë orëve të nxehta.