Gjilan, 14 korrik – Komuna e Gjilanit për periudhën 6-mujore të këtij viti nga lejet e ndërtimit ka inkasuar 417 mije euro, kurse nga procesi i legalizimit të objekteve ka inkasuar vetëm 5 mijë e 668 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe, Inspektorati ka rrënuar 4 objekte, dy nga këto objekte të banimit kolektiv, një depo dhe një motel. Këto të dhëna u prezantuan, të premten, në mbledhjen e Komitetit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit ku është miratuar edhe raporti i punës së Drejtorisë së Urbanizimit për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Fadil Sherifi, shef i Sektorit të Planifikimit në këtë drejtori, ka deklaruar se qytetarët kanë gatishmëri për t`i legalizuar ndërtimet e reja duke u pajisur me leje ndërtimore.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Urbanizmi i Gjilanit arkëton 400 mijë euro nga lejet e ndërtimit
-
Në Gjilan shqiptohen 63 gjoba për ndotje të ajrit dhe keqpërdorim të ujit të pijshëm
-
Pesëmbëdhjetë ndërtime pa leje të rrënuara për një vit në Prizren
-
Inspektorati i Gjilanit për një vit me 40 aktvendime për ndërprerjen e ndërtimeve
-
Opozita e Gjilanit akuzon Inspektoratin për keqmenaxhim