Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita e Gjilanit akuzon Inspektoratin për keqmenaxhim

Drejtoria e Inspektoratit e Gjilanit brenda 6 muajve ka dorëzuar 33 aktvendime për ndërprerje punimesh dhe ka iniciuar procedura gjyqësore për kundërvajtje për 9 raste, ndërkaq ka shqiptuar 7 gjoba.

Zyrtarët kanë pranuar nga qytetarët 24 ankesa dhe kanë kthyer përgjigje për 13 raste. Ndërsa janë inspektuar objektet ndërtimore në 43 raste, kurse nuk ka pasur vendime për rrënime. Mirëpo me punën e kësaj drejtorie nuk është ndarë e kënaqur opozita, e cila thekson se drejtoria nuk është duke menaxhuar mirë proceset në komunë, shkruan sot Koha Ditore.

Opozita deklaron se ilustrimi më i mirë i joseriozitetit të Inspektoratit ka të bëjë me lagjen e qytetit “Dheu i bardhë”, ku është dëmtuar infrastruktura publike nga një investitor privat, ku nuk janë marrë parasysh shqetësimet e qytetarëve.

Nevzad Isufi, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaron se sektori i Inspektoratit deri tashti nuk është duke ofruar siguri se janë duke u kryer punët në mënyrë të duhur ngase, sipas tij, në Gjilan ka ndërtime pa leje dhe tejkalim të lejeve për të cilat duhet të merren masa dhe të ketë një inspektim më të madh.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)