Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alush Gashi, ka deklaruar se kjo parti do të shqyrtojë vetëm aleanca paszgjedhore.
Gashi ka thënë se të gjitha organizimet do të bëhen pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, duke e ditur se një parti e vetme është vështirë ta formojë qeverinë.
“Lidhja Demokratike është shumë aktive në debatin e saj të brendshëm në të gjitha nivelet dhe ekziston një pajtueshmëri e plotë se Lidhja Demokratike duhet të punojë intensivisht që të dalë partia e parë politike, që vendit t’ia jap një qeverisje të mirë. Duke ditur se ne jemi në një sistem parlamentar ku një parti e vetme është vështirë që të krijojë qeverinë, të gjitha organizimet, aranzhimet, do të bëhen pas shpalljes së rezultateve zgjedhore”, ka thënë ai për “Zërin e Amerikës”.
Gashi ka shtuar se kjo forcë politike ka bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, si në nivel qendror ashtu edhe lokal.
-
Gashi: Koha që LDK-ja të flasë
-
Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, ne t’i japim votat tona nëse s’i ke
-
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
-
Gashi: Sot nuk diskutohet për kandidatët për kryetar
-
Gashi: LDK-ja s’duhet të ndërtojë politikën e saj mbi vija të kuqe