Inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga java e ardhshme do të fillojnë me konfiskimin e lodrave me origjinë nga Kina, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e fëmijëve.
Ka qenë ministri i MTI-së, Bajram Hasani, ai që ka bërë publik këtë lajm, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka thënë të jetë shqetësuar me rrezikun që paraqesin lodrat për fëmijë të cilat pas analizave kanë rezultuar si tejet të dëmshme për shëndetin.
Nga java e ardhshme do të fillojnë me zbatimin e një plani të ri përmes së cilit do të konfiskohen të gjitha lodrat që paraqesin rrezik për shëndetin, ka thënë ndër të tjera Hasani.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme është shumë e shqetësuar. Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm”, ka shkruar ministri Hasani.
Ai ka bërë të ditur se janë në pritje të lejes Ministria e Ambientit dhe Planifikimit për të bërë asgjësimin e të gjitha lodrave të konfiskuara.
-
MTI-ja nga e hëna nis konfiskimin e lodrave të rrezikshme që gjenden në tregun tonë
-
Fillojnë të tërhiqen nga tregu lodrat e rrezikshme për fëmijë
-
Ministria e Tregtisë kërkon nga prindërit sa më shpejtë të largojnë lodrat e rrezikshme
-
Inspektorati i Tregut nuk ndëshkon kompanitë që sollën lodra të rrezikshme në Kosovë
-
Asgjësohen lodrat kancerogjene që i kushtuan buxhetit 22 mijë euro