Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MTI-ja nga e hëna nis konfiskimin e lodrave të rrezikshme që gjenden në tregun tonë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimi i një plani rigoroz për konfiskimin e lodrave.

Hasani, përmes një postimi në Facebook, ka paralajmëruar për zbatimin e një plani rigoroz për konfiskimin e lodrave nga tregu aziatik.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që nga marrja e analizave të lodrave që kanë rezultuar të rrezikshme, është shumë e shqetësuar. Pas ndalesës që i kemi bërë importimit të lodrave të tregut aziatik (Kina) që nuk i plotësojnë kriteret dhe janë me rrezik të lartë, inspektorët tanë nga e hëna do të fillojnë zbatimin e një plani operativ rigoroz për konfiskimin e këtyre lodrave edhe në tregun e brendshëm”, ka thënë Hasani, raporton Koha.net.

Po ashtu, ministri i MTI-së thotë se janë duke e pritur edhe lejen e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit që të bëhet asgjësimi i të gjitha lodrave të konfiskuara.