“Dajë, pini kafe me Benin te Higjiena, a unë jam në dhomë”.
Ky mesazh dyshohet se është dërguar nga Fisnik Blakaj më datën 25 gusht të vitit 2015 te oficerët korrektues, të cilët ishin caktuar për ta ruajtur atë derisa po trajtohej në QKUK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBlakaj është njëri prej të dënuarve në skandalin e pasaportave biometrike bashkë me Natali Veliajn. Ai është duke e vuajtur dënimin prej 6 vjetësh, për pastrim parash, shkruan sot Koha Ditore.
Para dy vjetësh është shtrirë në spital për një intervenim kirurgjik.
Derisa ka qenë duke u trajtuar, disa herë brenda vitit dyshohet se oficerët korrektues ia kanë mundësuar që të largohet nga QKUK-ja, për të shkuar e për të kaluar netët në banesën e tij në Prishtinë. Është larguar në mesnatë dhe është kthyer nga ora 6:00 e mëngjesit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)