Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“NewBorn” kthehet të premten në vendin e vet

Monumenti i cili u bë simbol i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës para dhjetë viteve, NEWBORN, do të rikthehet në vendin e vet afër Pallatit të Rinisë të premten më 16 shkurt një ditë para dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ai qe zhvendosur ditë më parë nga vendi para Pallatit të Rinisë.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili, tha për Kallxo.com se pritet që monumenti me pamje të re të kthehet në vendin e vet pas pak ditësh.

“Monumenti ende nuk është vendosur në vendin e vet. Vendosja do të bëhet të premten”, tha shkurt Ismaili.

Ai nuk dha detaje rreth pamjes së re të monumentit dhe simbolikës së tij.

“Së bashku me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve kemi vendosë që mos me shpalos detaje në lidhje me monumentin e ri”, shtoi Ismaili.

Edhe New Bornit i vendosen “rrethojat” e burgut të Speciales Arbëri 5 muaj më parë New Bornit i vendosen “rrethojat” e burgut të Speciales

Monumenti i NEWBORN-it, u largua para ca ditësh nga vendi i tij afër Pallatit të Rinisë.

Për zhvendosjen e monumentit, Ismaili pati thënë se monumenti sipas traditës do të ketë pamje të re dhe të bukur.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka merituar edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, pati shkruar Ismaili në Facebook.