Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NEWBORN-i sivjet përçon mesazh për ruajtjen e ambientit

Për 11 vjet me radhë, monumenti NEWBORN-it, ka përçuar mesazhe të ndryshme përmes dizajnëve dhe ngjyrave.

Në këtë përvjetorë, artistë të shumtë kanë zgjedhur që simbolika të jetë ambienti, raporton KTV.

Ideatori dhe realizatori i Newborn-it, deputeti i PSD- së, Fisnik Ismaili ka shpjeguar kuptimin e secilës shkronjë.

Deputeti Ismaili deklaroi se pasi që Prishtina shumë shpesh e zë vendin e parë për ndotje të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi, atëherë për këtë vit kjo dukje e New Born- it ka për qëllim edhe vetëdijesimin në mbrojtje të ambientit.

Artistët vullnetarë të Mural Fest, po e kryejnë punën më të madhe, ndërsa qytetarët thanë se kjo është një ide e qëlluar.

Edhe “NEWBORN” po merr pamje të re, me motive të artit tradicional japonez Arbëri 5 muaj më parë “NEWBORN” po merr pamje të re, me motive të artit tradicional japonez

Ndër vite, monumenti, NEWBORN, ka marrë forma të ndryshme, për t’i dhënë kësisoj një pamje të freskët Prishtinës.

Monument u zbulua në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008.