Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

NewBorn-i sivjet do të ketë ngjyrat e ushtrisë

Monumenti i Pavarësisë së Kosovës “NewBorn” do të ndryshohet edhe këtë vit për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë më 17 shkurt.

Fisnik Ismaili i cili ka qenë pjesë e ekipit që e ka dizajnuar këtë monument ka thënë se këtë vit është momenti i fundit që të bëhen të gjithë bashkë dhe t’i tregojnë botës se paqen e sollën të gjithë, me shumë sakrificë.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që duke filluar nga dita e nesërme, pasi të kenë votuar, të dalin para monumentit dhe ta ngjyrosin shuplakën e dorës me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument.

“Prandaj, nga nesër i ftojmë të gjithë qytetarët që në ditën e dashurisë, më 14 shkurt, që koincidon me ditën e zgjedhjeve, pasi të kenë votuar, që të dalin para monumentit NEËBORN dhe ta ngjyrosin shuplakën me njërën nga ngjyrat e ushtrisë dhe ta vendosin në monument. Ky proces pastaj do të vazhdojë edhe të hënën e martën më datat 15 dhe 16, ku do të dalim që t’ua mundësojmë qytetarëve të ngjyrosin shuplakët dhe t’i vendosin në monument, si shenjë respekti, dashurie dhe përkrahje për luftën tonë, që në fund Monumenti NEWBORN të ketë pamje të uniformës së ushtrisë, të krijuar nga duart e vetë qytetarëve”, ka shkruar Ismajli.

NewBorn-it i ndryshohet çdo vit pamja, pak ditë para Ditës së Pavarësisë, 17 shkurtit.

Image
Artikuj të ngjashëm