Mbledhja e parë Grupit punues (të Serbisë) për ofrim të përkrahjes së dialogut për Kosovën në Serbi, është paralajmëruar të mbahet nesër.
Kështu ka thënë kryetari i këtij grupi dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.
Detyra e këtij grupi, siç njofton rts, është t’iu ofrojë përkrahje organeve dhe trupave përkatës në procesin e dialogut si dhe të përcjellë e të koordinojë aktivitetet në këtë proces.
Grupi ka 13 anëtarë e në mesin e tyre edhe përfaqësuesin i kabinetit të kryeministres Ana Bërnabiq si dhe nëntë ministra.
Gjuriq është zgjedhur në krye të këtij komisioni më 16 tetor.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmërua fillimin e dialogut të brendshëm (serb) për Kosovën në korrik e ka thënë se pret që propozimi për Kosovën të jepet në marsin e vitit 2018.
-
Dialogu i brendshëm për Kosovën po del të jetë puna më e vështirë për Serbinë
-
Gjuriq në krye të Grupit dialogues ndërserb për Kosovën
-
Edhe serbët e Kosovës në “dialogun e brendshëm”, takimi i parë në mars
-
Kosova ka mungesë të një politike proaktive kundruall Serbisë
-
Gjuriq dialogun për Kosovën e quan më të rëndësishmin për të gjitha gjeneratat