Qeveria e Serbisë në mbledhjen e saj sot ka marrë vendimin për themelimin e Grupit Punues për ofrimin e përkrahjes për zhvillimin e dialogut të brendshëm në Serbi për Kosovën, transmeton Koha.net.
Kryetari i Grupit Punues, në të cilin do të përfshihen të gjitha ministritë e Serbisë, është emëruar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq, përcjell b92 kumtesën e kësaj zyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDetyra e këtij grupi është t’iu ofrojë ndihmë organeve përkatëse, organizatave dhe trupave, në procesin e zhvillimit të dialogut të brendshëm për Kosovën si dhe të përcjellë e të koordinojë aktivitetet që organet përkatëse shtetërore i ndërmarrin në procesin e zhvillimit të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën.